Follow Us
GO UP

PLAZH NE LEFKADA – 6 DITE

separator
Price 259EUR
Scroll down

PLAZH NE LEFKADA – 6 DITE

259EUR per person

Lefkada nje nga destinacionet më të njohura të Jonit, plot me plazhe të mahnitshme manastire, muze, dhe fshatra buzë detit apo malor me një bukuri të veçantë. Falë peizazhit të saj natyror ekzotik dhe plazheve piktoreske, Lefkada njihet edhe si “Karaibet e Greqisë”!

Kujdes!
Nese krevati nuk do te jete dopjo, do te jene dy krevat teke te bashkuar.
Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.
Cmimi per akomodim ne dhome teke (single) eshte me i larte
Në rast mos realizimi të udhëtimit klienti njoftohet 2-3 ditë para.

Dhomat ndahen ne menyre rastesore nga hoteli, ne rast se deshironi dhome me pamje nga deti ka pagese ekstra.

Rezervimi i vendeve te para eshte 15 €/p, vendet e dyta 10€ /p dhe vendet e treta 5 €/p.

Nëse keni qenë të kënaqur me përkushtimin dhe përvojën që guida ju ka ofruar gjatë këtij udhëtimi, çdo bakshish është një gjest vlerësimi që pritet me mirënjohje, por mbetet plotësisht në dëshirën tuaj.

PERSA I PERKET REZERVIMEVE TE TURIT 7 ISHUJT DHE BOAT PARTY, REZERVIMI DHE PAGESA DUHEN BERE PARAPRAKISHT NE ZYRE PASI ESHTE SEZON I LARTE TURISTIK DHE VENDET E ANIJES JANE TE LIMITUARA.
POLITIKAT E FEMIJEVE :

0-1.99 Vjec pa pagese;
2-11.99 Vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur,perfiton 50% ulje.
Mbi 12 vjec paguan si i rritur.

Te perfshira:
Transporti me automjet komod
Akomodimi ne Ionion-Star-Hotel 4* ne qender te qytetit Lefkas ose Pegasos Hotel 3*
Mengjeset
Darkat(Ne baze te paketes)
Pishina e jashtme e hotelit(Ionian Star 4*)
Shoqeruesi shqiptar (guida)

Ekstra:
Bileta tragetit “Turi 7 Ishujt” 35€ ( Rezervimi ne zyre ne rast se deshironi te merrni pjese)
Boat party 20€ ( Rezervimi ne zyre ne rast se deshironi te merrni pjese)
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa lokale 5€/ per 1 nate per hotelet me 3*
Taksa lokale 7€/ per 1 nate per hotelet me 4 *
Hyrja ne muzeume

  • Destination
  • Departure Time
    00:30
  • Return Time
    21:00
  • Included
    Akomodimi per 5 nete
    Guida shoqeruese
    Me Fjetje
    Mengjes + Darke
    Mengjesi
    Transporti
  • Not Included
    2 Ditor
    Akomodimi
    All Inclusive
    Bileta e anijes
    Darka (10€/personi/ per 1 nate) tek Hotel Pegasos
    Shetitjet sipas programit
    Te perfshira: Transporti me automjet komod Akomodimi ne hotel me 3* Mengjeset Shoqeruesi shqiptar
1
DITA E PARE
Nisja nga Tirana 00:30 te nates se dites se premte. Nisja nga Durresi ne oren 01:00. Kalimi nga Qafe Bota. Kohe e lire per vizite ne qytetin e Parges. Me pas drejtohemi ne Preveza ku do keni kohe te lire ne plazhin Monolithi. Me pas nisemi drejt hotelit. Akomodimi ne hotel, kohe e lire.
2
DITA E DYTE
Mëngjesi në hotel,nisemi per tek anija ku do te bejme shetitjen e 7 ishujve. Fillon udhëtimi rreth ores 09:30. Vizitojmë bregdetet e Lefkades,Porto Katsiki, Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellen Papanikolis. Ndalesë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh.Kjo shëtitje eshte opsionale dhe ka kosto extra (35€) dhe mbaron rreth ores 18:00. Kthimi ne hotel, kohe e lire per konsumimin e darkes ose shetitje.
3
DITA E TRETE
Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te kalojme pjesen me te madhe te dites . Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel per tu qetesuar. Kohe e lire mund te dilni ne qender te Lefkades. Organizim i boat party.
4
DITA E KATERT
Pas mengjesit, dite e lire ( OPSIONALE VIZITE NE NJE NGA PLAZHET E ZONES VASILIKOS , TARIFE EXTRA 10 EURO PERSONI ) Mbasdite e lire.
5
DITA E PESTE
Dite e lire ( OPSIONALE VIZITE NE AGIOS NIKITAS , TARIFE EXTRA 5 EURO PERSONI ) Mbasdite e lire.
6
DITA E GJASHTE
Mëngjesi në hotel. Nisja per vizite ne Janine. Vizitohet qyteti i Janines, Kalaja e Ali Pashes. Kohe e lire per dreken. Kthimi per ne Tirane. Fundi i sherbimit tone.

Tour Location

Leave a Reply

Accommodation
Meals
Overall
Transport
Value for Money